Eshtë një ndër rajonet më të bukura dhe më interesante të natyrës së Kosovës. Këtë e dokumentojnë të dhënat për diversitetitn biologjik në këtë rajon. Ky rajon ka sipërfaqe prej 63.21 km2. Lartësia mbidetare e rajonit sillet prej 340 –1006 m. Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës. Ai në pjesën përfundimtare të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Parku natyror i Mirushës gjendet në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha që nga fillimi i kanionit deri gati në derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë. Ndodhet në territorin e komunave Klinë, Malishevë dhe Rahovec. Nga Prishtina është larg 65 km. Lartësia mbidetare e Parkut sillet prej 340 600m
Sipërfaqja e territorit të mbrojtur të Parkut Regjional të Mirushës është 556 ha. Përgjatë territorit të Parkut të Mirushës kalon lumi Mirusha i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 13 ujëvara dhe 16 liqene të cilët së bashku krijojnë një fenomen të rrallë morfohidrologjik, tepër atraktiv për vizitorë.
No comments:
Post a Comment