Tuesday, October 2, 2018

Mali i Sharrit


Eshtë zonën kryesore për vlera botanike, faunistike, ekologjike, turistike, rekreative, sportive, edukative dhe kulturore të Kosovës. Malet e Sharrit kanë diversitet biologjik mjaft të theksuar. Flora dhe vegjetacioni është i pasur me lloje. Në mesin e këtyre llojeve 86 sosh, janë të deklaruara me rëndësi ndërkombëtare, 26 lloje janë të përfshira në “Listën e Kuqe”Evropiane të shtazëve dhe bimëve si të kërcënuara dhe 32 janë në “Listën e Kuqe”të bimëve të kërcënuara sipas IUCN - it.Poashtu vetëm në malet e Sharrit rritet qeni I Sharrit që nuk rritet askund në botë. Duke u bazuar në këto fakte mund të konsiderohet si qendër e jetesës së llojeve diversitare të Ballkanit dhe Evropës. Një pjesë e Maleve të Sharrit është shpallur Park Kombëtar në vitin 1986. Zona e mbrojtur me ligj ka sipërfaqe prej 39 000 ha dhe shtrihet në kufijtë e katër komunave: PrizrenShtërpcëTherandë dhe Kaçanik.
Gjeomorfologjia – Në formimin morfologjik të Sharrit kanë ndikuar lëvizjet tektonike të tokës me çka janë krijuar ngjeshje gjeomofologjike, gjithashtu edhe me forca të jashtme të cilat kanë pasur ndikim në akullnaja, rrjedha të ujit etj. Si rezultat i veprimeve akullnajore janë krijuar thellësira të cilat janë shndërruar në liqene akullnajore siç janë Liqeni i Livadhit, liqeni i Jazhincës dhe liqenet tjera mjaft atraktiv të cilët në popull njihen si “Sytë e maleve.” Në përbërjen gjeologjike të Sharrit marrin pjesë shkëmbinjtë e periudhës paleozoike, shkëmbinjtë gëlqeror, të mermertë etj.
Klima – është nën ndikimin e klimës kontinentale me dimra të gjatë dhe reshje të mëdha të dëborës dhe verëra të freskëta. Si shkak i kësaj klime, temperaturat e ajrit janë më të ulëta për 10 – 15 0C se sa në fushat e Kosovës. Kjo klimë ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit si gjatë dimrit ashtu edhe të stinëve të tjera. Peizazhet - karakterizohen me vlera të lojllojshme natyrore. Tërësinë atraktive peizazhore e përbëjnë pyjet, kullosat, livadhet të shoqëruara me degëzime të relievit shpesh të krijuara nga prerjet e luginave nëpër të cilat kalojnë lumenj dhe përroska, vende – vende në formë të kanioneve dhe grykave me ujëvara apo liqene, duke pasqyruar përjetim të këndshëm të kësaj natyre të bukur.

No comments:

Post a Comment